Aurela Beqiri nga Elbasani iu drejtua emisionit tonë, pasi hasi probleme në marrjen e certifikatës së pronësisë, për një pasuri të dhuruar nga vajzat e saj. Gjatë aplikimit të parë në Kadastrën e Elbasanit, në dokument u shënua gabim lagjja si rrugë e në aplikimin e dytë, ndodhi e kundërta, rruga u bë lagjje. Pasi konstatoi këto gabime, Aurela iu drejtua noteres Teuta Hoxha, e cila bëri aplikimet përkatëse. Megjithatë, edhe pas përpjekjes së dytë, gabimet vazhduan. Kur znj. Beqiri shkoi vetë pranë Kadastrës së Elbasanit, punonjësit i thanë se e tillë dilte adresa në sistem. Pas interesimit të gazetares, Shpëtim Hala, Koordinator i Medias në Kadastrën e Elbasanit, pranoi se bëhej fjalë për gabim njerëzor dhe premtoi zgjidhje nga specialistët.Pas këtij kalvari, Aurela e mori cerifikatën dhe falënderoi emisionin “Stop” për ndihmën.
