Punonjësi i Gardës tentoi vetëvrasjen me armën e shërbimit në banesën e tij. Mister shkaku

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet.

Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit. Bëhet fjalë për Henri Haxhiaj.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.

Efektivi i plagosur po transportohet në spital me ambulancë.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan punonjësin e Gardës të ndërmerrte një veprim të tillë.

Të Fundit