Punëtori preu dorën në makineri dhe vdiq, arrestohet pronari fabrikës së vajit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të vajit të ullirit në fshatin Barbas, Petrelë, pas një aksidenti të rëndë që çoi në vdekjen e një punonjësi 67-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 19 dhjetor, kur viktima, M.P., dyshohet se ka pësuar dëmtime të rënda në dorë nga një makineri e fabrikës, e cila shkaktoi vdekjen e tij.

Pronari i fabrikës, shtetasi Xh.H, 55 vjeç, u arrestua nga policia pasi hetimet treguan se aksidenti ndodhi në një kapanon që prodhonte vaj ulliri, në pronësinë e tij. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë shkelur normat e sigurisë në punë.

“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë

Të Fundit