Publikoi videon duke ndotur ambientin, gjobitet Tik Tokeri Kozak Braçi

Tik Tokeri i njohur Kozak Braci është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga Policia e Tiranës, pas një videoje virale në rrjete sociale, ku shfaqet duke hedhur mbeturina nga një automjet në lëvizje.
Nga pamjet e publikuara dhe nga policia, Braci shfaqet mësuar një turist të huaj si të hedhë mbeturinat në tokë nga makina, duke e cilësuar një gjë të tillë si normale në Shqipëri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve, kryen verifikimet dhe bënë të mundur identifikimin e 32-vjeçarit.

Braci u shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç. Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik.

Të Fundit