Policia ka nisur një hetim pas publikimit të një video ku shihet një foshnjë duke i dhënë vodka. Në video fëmija shihet duke u kollitur ndërkohë që një grua nga Uellsi i Veriut ishte duke qeshur.
Policia ka konfirmuar se fëmija ndodhet tek shërbimet sociale, pasi video e Tik Tok bëri bujë të madhe në rrjetet sociale më 3 Tetor.
Videoja u kritikua nga mijëra shikues të shqetësuar, ndërkohë marrëdhënia mes gruas dhe fëmijës nuk është bërë e ditur.
Është e paqartë nëse ka pasur vodka në shishe, por fëmija u përkul kur gruaja i futi lëngun në gojë.
Një shikues tha: Njerëz si ju nuk meritojnë fëmijë, shpresoj që vajza e vogël të gjejë një familje që dëshiron të kujdeset për të siç duhet!
Një tjetër shkroi: Absolutisht e poshtër !!!
Ndërsa njëra tha: Fytyra e foshnjës së saj është zemërthyese!!! Foshnja e gjorë meriton shumë më mirë. /tvklan.al