“Pse u harxhuat kaq shumë?” Rama replikon me komentuesit: A i jepni dot prindërve tuaj më shumë lek nga sa fitoni?!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në rubrikë “Sy më Sy” në Facebook.

Pyetjet në Facebook ishin lidhur me bonusin e pranverës që do të shpërndahet për pensionistët nga data 3 mars.

“Pse u harxhuat kaq shumë?”, ishte një ndër komente.

“A i jepni dot ju prindërve tuaj më shumë lek se nga sa fitoni nga puna? Patjetër që doni po nuk i jepni dot, se e dini mirë se do hyni në borxh. Pensionistët e kuptojnë më mirë se të tërë vlerë e kësaj përpjekje të sinqertë”, tha Rama në përgjigjen e tij ndaj komentuesit.

Komentusi: Bonus i votës thuaj mos ki turp hiç.

Rama: Jo, këtë nuk e them, sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetur me punë dhe që punës i dinë vlerë, i dinë sikletin i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonë. Ne kemi bërë që kush ka dalë në pension me reformën e re të ketë një pension dinjitoz.

Ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë të shkatërrimit total të logjikës të skemës së pensioneve përpara se ne te vinim në detyrë po përpiqemi ta kurojmë qoftë me reformën e re që po bëjnë qoftë me bonuset, ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes, Rrapushit dhe bufit të kenetës. A mjafton? Padiskutim që nuk mjafton, por është shumë më tepër se dje.

Të Fundit