Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një deklaratë për mediat se ka hartuar një draft në lidhje me krijimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovë.
Ai theksoi se ka dhënë një kontribut bazuar në një grup ekspertësh, kur u pyet nëse ka dalë vullnetar që të ndërhyjë në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kam dalë vullnetar për të bërë marrëveshje, por kam dhënë një kontibut që bazohet në grupin e ekspertësh për tryezën e dialogut. S’kam dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje. Drafti është statuti i asociacionit të komunave serbe. Të gjithë e dimë se nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordiane e të gjithë kësaj historie të gjatë dhe është hapur rruga dhe për njohjen e ndërsjellë”-tha Rama.
I pyetur se përse po e sulmon Kurtin, numri një i qeverisë u përgjigj: Nuk e sulmoj Albin Kurtin, Kurtin e fajëson bota demokratike dhe kjo mua më shkakton keqardhje pse duhet të ndodh kështu.