“Pse nuk kap atë para meje”, ju përgjigj keq policit… ja si e pësoi i riu

Roland Biba tregon, se në 15 nëntor 2024 ka bërë një kundravajtje në qarkullim në kryqëzimin e Spitalit “Nënë Tereza” dhe Rrugës së Dibrës. Për këtë shkelje Rolandi u gjobit me 140 mijë lekë gjobë dhe heqjen e 4 pikëve në patentë. Vetëm një vit më vonë ai mëson, se në fakt i ishin hequr pa njoftim 15 pikë në patentë. Gazetarja e “Stop” iu drejtua policisë së shtetit dhe kjo e fundit, thotë se masën e ndëshkimit e ka vendosur Organi Administrativ Shtetëror Tiranë. Sipas avokatit Arben Llangozi, kjo është një shkelje e rëndë, pasi njoftimi, duhej t’i bëhej qytetarit me postë dhe ai duhet të ishte thirrur në komision.

Të Fundit