Një incident ka ndodhur në Vorë, teksa vijon procesi i votimit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka kërcënuar në një qendër votimi në Vorë.
Qytetari iu drejtua Nokës duke u shprehur se duhet të pranoj humbjen, çka ka sjellë shpërthimin e demokratit duke kërcënuar më pas qytetarin.
Përplasja brenda QV:
Noka: Ta tregoj unë, të tregoj unë ty. Do të zvarris, dil përjasht
Qytetari: Ore zotëri, jam qytetar i Vorës, po votoj. Pranoje humbjen
Noka: Do të zvarris, do të marr zvarrë