Deklarata e Eni Çobanit se arsyeja pse çiftet ndahen në Shqipëri është impotenca e meshkujve është rikthyer dhe njëherë në vëmëndje.
Çobani është shprehur se kjo është një e vërtetë dhe se ka dashur të bëj një komunikim me mjekët.
Juristja shton më tej se ky problem duhet trajtuar sepse tradhëtitë, largimet apo mosdëshira vijnë pikërisht nga dhoma e gjumit.
“Ështe e vërtetë. Kam dashur të bëj një komunikim me mjekët. Unë them se familja shqiptare një nga elementet kryesore ka pikërisht këtë. Ne duhet ta themi në sy. Ky problem duhet trajtuar sepse tradhtitë, largimet, apo mosdëshira vijnë pikërisht nga dhoma e gjumit.
Dhoma e gjumit është sa i shenjtë për çiftin, aq edhe enigmatike për ne që jemi më pas në proceset e tyre. Ne nuk e dimë kurrë se çfarë ndodh te dhoma gjumit. Unë them se edhe dhuna vjen pikërisht nga kjo gjë. Kur ti ndien një mungesë shumë të fortë në personalitetin tënd. Edhe meshkujt e kanë shumë të rëndësishme këtë pjesë.
Nëse ti zhburrërohesh para një gruaje e ke shumë të rëndë pastaj të dalësh përballë ndonjë gruaje tjetër apo në një ambient. Në Shqipëri ti duhet të jesh njeri që i ke të gjitha. Duan sa më shumë burra në Shqipëri”, u përgjigj Eni Çobani.