“Pse më parakalove” Sherr në Shkozë, një i plagosur, kapet autori

TIRANË

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri që dyshohet për motive të dobëta në Shkozë.

Sipas burimeve, shkak për sherrin është bërë një parakalim i gabuar. Personi i plagosur është qëlluar me mjet prerës.

Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore.

Të Fundit