Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mbrëmë në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona.
Blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona, ndërsa mësohet se një prej tyre është Ferhat Kaja pronarë i lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.
Konflikti mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, me përdorim të dhunës. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.
“Shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
Pronari i rrjetit te lokaleve, “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurrent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmë.
Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt.
Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Mesohet se shkak i sherrit ka qene aksioni i lirimit te hapsirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit, hoqi tendat e lokaleve dhe strukturat metalike te vendosur prej bizneseve.
Dyshohet se shkak per sherrin ka qene denoncimi i Laert Kasajt ndaj biznesit te Ferhat Kajat, pikerisht per zaptimin e hapësirës publike.
Per kete ngjarje Policia ka reaguar me nje njoftim te shkurter vetem pas 2 ditesh kur çeshtja eshte bere mediatike, teksa e cileson ngjarjen si te ndodhur per motive te dobeta.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Oltian Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.