Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë tonë, pasi në datën 5 qershor, sic ajo tregon, është dhunuar bashkë me bashkëshortin, nga komshiu Ekrem Fida. Sipas denoncueses, ky qytetar është kunati i vëllait, i cili qëndron në ndërtesën, që e ka vëllai i saj. Ajo thotë, se është bërë e disata herë, që sulmohet dhe shahet nga komshiu dhe në datën 5 arriti kulmin, pasi fqinji dhunoi bashkëshortin, derisa ra pa ndjenja dhe më pas atë vetë, duke e nxirë në trup.Ne kërkuam të bisedojmë me Ekrem Fidën, por nga bashkëshortja e tij, na u tha, se nuk ndjehej mirë e nuk donte të fliste.Por gruaja e të akuzuarit për agresion, tregon, se ka qenë qytetarja denoncuese, që hidhte inertet e bashkisë pranë banesës, që ata kanë me qira. Ajo pranon, se bashkëshorti i saj e ka goditur me shpullë burrin e zonjës së drejtuar në “Stop”.Por nga ana tjetër, zonja pretendon, se denoncuesja dhe i shoqi, i kanë dhunuar burrin.Sipas saj, gjithë konflikti ka ndodhur nga xhelozia, që i vëllai ua ka lënë atyre banesën dhe jo të motrës.Për këtë situatë ne iu drejtuam policisë, ku na thuhet, se palët janë konfliktuar për inertet dhe materialet, janë referuar në prokurori në ngarkim të Ekrem Fidës, për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.
