PSD merr Vaun e Dejës, PS forcë e tretë

Është mbyllur numërimi i votave në bashkinë Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës.

Nga numërimi i 53 Qendrave të Votimit, Partia Socialdemokrate renditet e para me 5951 vota ose 44,20 për qind.

E dyta renditet PD me 4698 vota ose 34, 89 për qind. Partia Socialiste renditet forcë e tretë në bashkinë e Vaut të Dejës me 2482 vota ose 18,43 për qind.

Në rang qarku, në Shkodër janë numëruar 257 nga 405 qendra votimi. PD është në epërsi me 24432 vota ose 40.50 %. Pas saj vjen PS me 21084 vota ose 34.95 % ndërsa në vend të tretë është PSD me 11843 ose 19.63 %.

Të Fundit