Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se me qëndrimin e bërë publik në mbledhjen e grupit Edi Rama doli publiksiht në mbështetje të Belinda Ballukut duke shkelur Kushtetutë.
Sipas Berishës me vendimin për të mos miratuar autorizimin e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama sfidoi çdo qytetar shqiptar duke mbyllur dyer e integrimit në BE për vendin.
“Edi Rama sot sfidoi çdo shqiptar, sfidoi qytetarët shqiptarë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është një sulm kryesisht nga Spakut, ndaj drejtësisë kjo që po bën sepse në këtë drejtim, drejtësia po përfaqëson ju, po përfaqëson ligjin dhe interesat tuaja.
Por ky është një sulm direkt ndaj jush, ndaj dinjitetit tuaj, ndaj lirive tuaja.
Ky është një sulm me të cilin Edi Rama u thotë ju se ai qëndron mbi ligjin dhe se ai si një narkodiktator i vërtetë vendos në këtë vend për gjithçka dhe për çdo gjë.
Ai, sot dëshmoi më shumë se kurrë se është i gatshëm t’i përdorë mandatet e tij të krimit si bajoneta kundër qytetarëve shqiptarë dhe interesave të tyre në tërësi.
Dhe në veçanti për mbylljen e dyerve të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Berisha.



