Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbledhur këtë paradite Kryesinë e grupit parlamentar.
Bëhet me dije se mbledhja po zhvillohet në selinë e PS, ndërsa është e para pas votimit të qeverisë së re në Kuvend dhe betimit të saj te Presidenti Ilir Meta.
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, iu ka kërkuar socialistëve të nisin menjëherë punën për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut.
“Te filloje puna per ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e procesit te Vettingut”, mësohet të ketë thënë Balla.