Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas rezultatit të Vorës ku PS u shpall fituese. Ai tha se ky rezultat vërtetoi se në Shqipëri nuk ka më bastione.
Jam i kënaqur me rezultatin. Nisur edhe nga zgjedhjet e tjera po njiihet standarti. Kemi fituar me afro 70% bashkinë. Kemi disa mesazhe që marrim nga Vora. Arritëm të prodhonim një rezultat të shpejtë me anë të votimit elektronik. Nuk ka më bastione në Shqipëri dhe mesazhi i fortë është që njerëzit nuk duan sherr dhe sa më pak histeri. Për ata që nuk na dhanë besimin e tyre do u shërbejmë njëlloj. Këtë përkushtim do e kthejmë në punë. Ende ka punë për të bërë.