Belinda Balluku nuk është më pjesë e qeverisë dhe nuk mund të ndikojë në prishjen e provave apo arratisjen nga vendi.
Ky është qëndrimi përfundimtar i Partisë Socialiste dhe këto janë arsyet, pse ata do rrëzojnë kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Gjatë fjalës së tij, Ulsi Manja argumentoi edhe raportin e dalë nga opozita, për të cilin tha se është hera e parë që bën një raport kaq të detajuar, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një deputet.
“Raportin tonë e kemi bërë publik. sot, do jap arsyet pse ne si anëtar të shumicës i kemi propozuar Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Në këtë sallë, kjo është keresa e 7 për dhënie autorizimit për arrestimin e deputetit. Por nuk kam dëgjuar në këtë sallë, raport më të detajuar në analizën e fakteve sesa sot. Kjo bie ndesh me nenin 288 të procedurës penale. Këtë raport kaq të detajuar nuk e kam dëgjuar as në dhjetor 2023, për arrestimin e një tjetër deputeti. Opozita në atë kohë kërkonte rrëzimin e kërkesës së SPAK. Në raportin e shumicës do i qëndroj besnik nenit 70 të Kushtetutës. Në emër të anëtarëve të shumicës, në momentin që ne e paraqitëm raportin tonë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe insitucional, që ndryshon natyrën e vlerësimit.
Deputetja nuk ushtron më funksione ekzekutive me ndryshimet qeveritare. Për rrjedhojë, masa e sigurimit personal, raporti jonë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën SPAK ka ndërtuar narrativën për rrezik të prishjes së provave apo arratisjes, të cilat mbeten hipotetike për aq kohë sa ato lidhen me ushtrimin e detyrës në ekzekutiv”, tha Ulsi Manja në fjalën e tij.



