Mediat serbe e kanë quajtur provokim potimin e kryeministrit Edi Rama në 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd për të shpëtuar Kosovën.
Kreu i qeverisë kujtoi në Twitter fjalimin e Presidentit amerikan asokohe, Bill Clinton, i cili dha lajmin historik.
Rama thotë se kjo është një datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Edi Rama.
Media serbe “Novosti” në titullin e lajmit e quan postimin e Ramës “provokim i turpshëm”.
“Kurir“, shkruan në titull se ky postim është “provokim i kryeministrit shqiptar: Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve, ai krahasoi serbët me fashistët”.
Ndërsda media serbe “Alo”, shkruan: “Provokimet e tmerrshme, festojnë vdekjen e fëmijëve serb në përvjetorin e fillimit të agresionit të NATO-s. Rama ndan fjalimin e Klintonit: Është thjesht mbrojtja e Kosovës së shtypur”.