Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Një grup qytetarësh kanë nisur protestën në mbështetje të Kosovës. Veshur me veshje popullore dhe duke mbajtur flamurin shqiptar kanë marshuar drejt Ambasadës së Serbisë në Tiranë.

Protesta ka për synim për të treguar mbështetjen ndaj Kosovës mes tensioneve me Serbinë në Mitrovicë.

“Eja mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”, janë thirrjet e tyre teksa marshojnë.

Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “Gjithë trojet shqiptare janë me ty Kosovë”, “Jo republika serbe në Kosovë”.

Të Fundit