Protestë ndaj rritjes së çmimeve në Kroaci, bojkoti ul shitjet me gati 50%

Më 24 janar, një bojkot kombëtar i blerjeve në Kroaci uli qarkullimin në dyqane me 47%, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.

Protesta, e organizuar nga grupet e konsumatorëve dhe e përhapur përmes rrjeteve sociale, i bëri thirrje qytetarëve të shmangnin çdo blerje gjatë ditës.

Administrata tatimore kroate raportoi se deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40% më pak fatura krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar. Kryeministri Andrej Pllenkoviq e cilësoi bojkotin si një mesazh simbolik që do të merret parasysh nga autoritetet dhe shitësit.

Konsumatorët kritikojnë rritjen e çmimeve që nga miratimi i euros si monedhë në janar 2023, ndërsa ekspertët theksojnë se inflacioni në Kroaci, 4.5% në dhjetor, është më i larti në Eurozonë.

Të Fundit