Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Hoxha ishte këtë të premte në Shkodër, ku ndër të tjerat ka komentuar lidhur edhe me rrëmujën e krijuar ditën e djeshme në Parlament. Ai shprehu keqardhjen për dhunën e ushtruar në Kuvend nga deputetët e opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxha ka thënë se dhuna dhe goditja ndaj punonjësve të Policisë dhe të Gardës nuk do të tolerohet
Në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje, rreth mesditës është shprehur qartë se nuk ka pasur tentativë të nxjerrjes së armës nga ana e punonjësve të Policisë. Në ligjin për tubimet është përcaktuar shprehimisht për rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e Policisë së Shtetit, që kanë qenë pjesë e planit të masave nuk kanë pasur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri.
Sulmi i deputetëve ndaj Policisë dhe Gardës së Republikës në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk është i pranueshëm sepse forcat e Policisë dhe Garda është atje për të mbrojtur institucionet”,-tha ministri.
I pyetur a ka patur forca të policisë të FNSH ministri Hoxha u përgjigj:
“Forcat e Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim për mbrojtjen e institucioneve kanë qenë atje për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje se forma dhe mënyra e imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese e djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e policisë.
E riktheksoj që ndjej shumë keqardhje që forma e mënyra e intimidimit e kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh në parimet e demokracisë”.
I pyetur se cila do jetë përgjigjja e policisë ndaj mosbindjes civile?
“Mosbindja civile është një term që po keqpërdoret, punonjësit e Policisë janë atje për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Asnjë kapërcim tjetër nuk do të lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve dhe kushtetutës”.