Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku disa protestues i kanë vënë sërish flakën disa gomave.
Ata nuk kanë kursyer as sulmet ndaj efektivëve të policisë, ku i kanë qëlluar me vezë dhe sende të forta. Një polic ka mbetur i plagosur në kokë.
Ndërkohë policia ka përdorur ujin me presion dhe gazin lotsjellës për të përballuar sulmin e dhunshëm. Nga gazi probleme me sytë ka patur edhe një tjetër deputet i PD-së.