Protesta para Bashkisë, Këlliçi: Ky është viti ynë! Do të jemi këtu, njësoj siç do të fitojmë zgjedhjet e 11 Majit

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur se protesta para Bashkisë Tiranë do të vazhdojë.

“Kush mendon se ne ndalemi?!”, u shpreh Belind Këlliçi, duke theksuar se ky është viti i tyre.

Ish-deputeti demokrat shtoi se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Belind Këlliçi: Kushdo që ka menduar se PD do të ndalet përgjigjen e ka marrë sërish sot. Kush mendon se ndalemi ne mo?

Ne nuk pushuam 333 ditë në protestë, e do të pushojmë para kësaj proteste. Do të jemi këtu njësoj si Sali Berisha është mes nesh, njësoj siç do fitojmë zgjedhjet më 11 Maj të këtij viti dhe po, ky është viti jonë, i shqiptarëve. Do jemi këtu derisa Erion Veliaj të shkojë para ligjit.

Të Fundit