Protesta, fermerët përplasen fizikisht me policinë në Lushnje (VIDEO) – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Protesta, fermerët përplasen fizikisht me policinë në Lushnje (VIDEO)

Ka përfunduar në përplasje të fortë fizike mes policisë dhe fermerëve protesta e njoftuar nga Sindikata e Fermerëve ditën e sotme në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje.

Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.

Pak ditë më parë ata i nisën një listë me kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryeministrit Rama ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore; barazimin e TVSH-së sin ë shitje ashtu edhe në blerje si edhe rivendosjen e subvensionit të TVSH-së me 6%.

Kërkesat sipas tyre nuk janë plotësuar duke çuar në protestën e sotme, ku policia ndërhyri për të mos lejuar bllokimin e rrugës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *