Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës që bllokoi akset rrugore të vendit nga veriu në jug, në 6 nyje nevralgjike.
“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.
Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Meta në rrjetin social.