Protesta e opozitës, 52 të shoqëruar në polici! 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim

52 persona janë shoqëruar në polici pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së opozitës e cila është mbajtur të premten para Kryeministrisë. Mësohet se 17 prej tyre janë arrestuar. 35 të tjerë janë lënë të lirë ndërsa janë nën hetim.

Euronews Albania mbrëmjen e së premtes ka ndarë pamje nga Komisariati i Policisë Nr. 1 ku të pranishëm ishin deputetë të PD-së të cilët theksuan se janë shoqëruar mbi 30 protestues.

Të shoqëruarit dyshohet se kanë sulmuar me fishekzjarre dhe molotov efektivët dhe godinat e institucioneve. Sipas pretendimeve nga Partia Demokratike, 1 prej protestuesve që ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është dhunuar nga efektivë të policisë dhe është refuzuar të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se pas protestës po ashtu janë shoqëruar tre të mitur dhe një person me aftësi të kufizuara

Të Fundit