Protesta e Lapajt te Kryeministria, Avokati i Popullit: Kemi angazhuar ekip vëzhguesish në terren

Avokati i Popullit ka angazhuar një ekip vëzhguesish në terren për monitorimin e protestës së organizuar sot nga partia “Shqipëria Bëhet”.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Avokati i Popullit informon se “ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve”.

“Avokati i Popullit informon publikun se, në kuadër të ushtrimit të mandatit te tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar sot nga partia “Shqipëria Bëhet”.

Një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore. Ky angazhim synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve.

Avokati i Popullit do të vijojë monitorimin e situatës dhe do të ushtrojë kompetencat e tij ligjore në përputhje me zhvillimet në terren”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Të Fundit