Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën në protestën e 8 Janarit, të thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme Escobar u shpreh: Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani”.
Ndër të tjera Escobar foli edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.
“Ne do të jeni shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi edhe Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike por edhe çështjet ekonomike.”, tha ai.