Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj protestës së paralajmëruar në Tiranë më 17 tetor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në deklaratën e saj, Vetëvendosje thekson se mbëshet protestën e datës 17 në Tiranë, por thotë se se “para se të protestojnë, aktorët dhe politikanët pjesëmarrës duhet të tregojnë një minimum pendese për qëndrimet e tyre të mëparshme ndaj kësaj çështjeje”.
Lëvizja përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke kujtuar se “kishte ardhur në Kosovë me helikopter për të bindur palët që të votonin pro themelimit të Gjykatës Speciale”
Vetëvendosje për Protestën në Tiranë:
Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.
institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.