Propozimi: Pemët e Krishtlindjes të ju dhurohen dhive të uritura

Çfarë të bëni me pemën tuaj të Krishtlindjes pasi të kenë përfunduar festat? Një organizatë jofitimprurëse me bazë në Midwest ka një zgjidhje mjaft unike dhe miqësore me mjedisin: Dhurojani dhive të uritura.

“Ne të gjithë e dimë se është shumë emocionuese të kesh pemën e Krishtlindjeve. Problemi më i madh ndonjëherë është se të gjesh një vend për të pasi festat mbarojnë. Nëse dëshironi që ta hidhni, mos e bëni, vendosni ta ricikloni atë”, tha Mykele Deville.

Urban Growers Collective po merr çdo pemë Krishtlindjeje pa dekore në fermën e saj në Çikago, Illinois.

Ferma aktualisht ka 9 dhi pygmy nigeriane që duan të hanë lëvoren, halat e pishave dhe të luajnë me degët e pemëve të Krishtlindjeve. Pemët e Krishtlindjeve janë ushqyese për dhitë, të mbushura me vitamina A dhe C, sipas Urban Growers Collective.

“Këto që ato konsumojnë janë të shëndetshme, kanë vitamina. Atyre u pëlqen të luajnë me degët e pemëve. I ndihmon traktin e tyre tretës, të shmangin parazitët”, tha Mykele Deville.

Sipas organizatës jofitimprurëse Seaside Sustainability, amerikanët hedhin rreth 15 milionë pemë Krishtlindjesh, çdo vit pas festave.

Të Fundit