Qeveria ka dërguar disa ndryshime në ligjin për shtetësinë ku parashikon heqjen e kriterit të zotërimit të gjuhës shqipe si kusht për të huajt që duan të marrin nënshtetësinë shqiptare.
Me këto ndryshime, parashikohet se në rast se të huajt që vijnë në Shqipëri bëhen prindër gjatë kohës që janë këtu, atëherë ata fitojnë automatikisht nënshtetësinë shqiptare. Nënshtetësia mund ti jepet edhe fëmijës që lind në vendin tonë me pëlqimin e të dy prindërve.
Propozimi i qeverisë
Pasi fëmija ka marrë shtetësinë shqiptare falë kësaj procedure të thjeshtuar, projektligji i propozuar nga Qeveria parashikon edhe për prindërit e tij mundësinë që të përfitojnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë.
Nevoja për të ditur gjuhën shqipe nuk duket të jetë më kriter, mjafton qëndrimi për tre vite në mënyrë të rregullt brenda vendit.
Ligji për shtetësinë shqiptare është i vitit 2020 dhe pritet të amendohet përsëri.