Pronari i kompanisë së transportit mban peng makinën, shantazhon qytetarin

Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar, që ka blerë një makinë në SHBA, tregon, se ka paguar 800 dollarë transportin me kompaninë Monte Cristo, që e ka Edmond Zykaj. Ai ka paguar dhe doganën në Durrës që në 30 tetor 2023. Por makina nuk i jepët, sepse i ngarkohet edhe një pagesë ekstra, një gjobë, që ka marrë kontenieri e pjesëtuar me 3 makina, që ka patur brenda. Qytetarit i kërkohet të paguajë edhe 867 dollarë të tjera. Ai e ka denoncuar cështjen te krimi ekonomik dhe në prokurori, por makina vijon të mbetet në port e bllokuar.Qytetari komunikon me agjentin doganor privat, Mirjan Jahja, i cili ka ndjekur procedurën e zhdoganimit, por ky e fundit e përcjell te kompania e transportit Monte Cristo.Denoncuesi pati komunikim edhe me pronarin e kompanisë së transportit Edmond Zykaj, komunikim, që u mbyll me të shara e ofendime.Më pas Zykaj telefonoi gazetaren e “Stop”, që po ndiqte rastin, por sërish nuk hoqi dorë nga pretendimi, se qytetari duhet të paguante 1/3-ën e gjobës, që kishte marrë kontenieri.Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave na u konfirmua, se automjeti mbahet për llogari të dy privatëve, agjentit doganor dhe kompanisë së transportit, pasi për drejtorinë e doganave procedura e zhdoganimit ka përfunduar.

Të Fundit