Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Fireworks”, i fokusuar në ndalimin e përdorimit dhe shitjes së paligjshme të lëndëve piroteknike.
Gjatë kontrolleve intensive, Policia e Tiranës konstatoi një magazinë të mbushur me fishekzjarre në rrugën “Besim Fagu”, ku u arrestua pronari, 24-vjeçari I. K.
Operacioni u zhvillua në kuadër të 40 kontrolleve të planifikuara ndaj subjekteve që dyshohen se shesin fishekzjarre në kundërshtim me rregullat. Në garazhin e përshtatur si magazinë, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 gjetën qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme, të cilat u sekuestruan si prova materiale.



