Prokurori i Speciales: Të gjitha viktimat e komandant Calit ishin shqiptarë

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka hapur sot gjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte. Jack Smith, prokuror i Specializuar ka zbuluar në fjalën e tij hyrëse etninë e viktimave për të cilët akuzohet Salih Mustafa. Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit” ishin shqiptarë të Kosovës.

Sipas tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave.

“Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së. E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Prokurori Smith.

Prokurori theksoi se Gjykata Speciale nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së dhe luftës për liri e pavarësi siç është pretenduar.

“ZPS nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së apo luftës për lirinë. Është thënë se këto gjyqe po bëhen kundër Kosovës dhe popullit të saj, dhe kjo nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Smith.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) argumentoi se viktimat ishin mbajtur në një qendër ndalimi në Zllash, ishin cilësuar si kolaboracionistë në luftë.

Të Fundit