Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë bilancin për vitin e kaluar dhe objektivat e këtij viti.
Në një deklaratë për mediat ajo tha se këtë vit do të vënë në zbatim një projekt të madh për pastrimin e lumit të Vjosës.
“Ne sapo kemi kryer, rikontruktimin e plotë të ministrisë së mjedisit, që ka të bëjë me ekonominë rrethore. Ajo që është interesante është edhe edukimi mjedisor.
Në vitin 2023 fillojmë me dy investime të programit IPA. Se ne flasim për pastërti, po se dimë ku shkojnë mbetjet. Qarku Kukës dhe Qarku i Gjirokastrës do të ketë investime. Për lumin e Vjosës kem një plan shumë të madh që e kemi përgatitur gjatë vitit 2022.
Pajisja e të gjitha bashkive që derdhen në lumin e Vjosës me impante të trajtimit të ujërave të ndotura, është revolucion sepse janë 7 bashki që do pajisen.
S’flasim dot për Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Evropës ndërkohë që sot derdhen 7 bashki në të si mungesë e këtij investimi. Ky investim shkon në 80 milionë dollarë.”- tha Kumbaro.