Projekt me SHBA, Niko Peleshi: Do ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë deklaroi se bashkë me SHBA, po punohet për një projekt prej 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Ai theksoi se do të ngrihet një njësi ushtarake e mbrojtjes kibernetike.

Gjatë fjalës së tij Peleshi tha se vendi ynë është shumë i rrezikuar nga të tilla sulme, duke theksuar se ato janë të përditshme.

Ne mbase na duket sikur kjo është shumë futuriste, por e vërteta është që as unë nuk e dija ballafaqimin me sulme kibernetike që vendi ynë ka. Ne jemi ende modestë në mbrojtjen kibernetike, duke filluar nga privatë, por dhe institucionet shtetërore. Sulmet janë të përditshme. Ne kemi një projekt me SHBA që kap shifrën 18 mln euro, nuk është nga buxheti ynë, por projekt i përbashkët me zyrën e bashkëpunimit për mbrojtje të SHBA. Do të do të ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike. Kemi rekrutuar 6 punonjësit e parë, por duhet t’i trefishojmë. Jemi në sfidën si të rrisim kapacitete tona njerëzore, si të gjejmë ekspertë ndërkohë që tregu i kërkon shumë më shtrenjtë se niveli jonë i pagave. Kemi rënë dakord për bonuese të veçanta. Do bëjmë propozime për bonuse speciale që të jemi konkurrues me tregun. Ne na mungon një institucion që bën politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare. Kemi një agjenci, pro që nuk bën politika, certifikon standardet. Nga bisedat që kemi bërë me kryeministrin, po shqyrtojmë mundësinë që Ministria e Mbrojtjes të hartojë politika standarde t mbrojtjes kibernetike rregullore për të gjithë aktorët në vend, institucionet. Më pas një strukturë bën certifikimin e tyre. Janë disa kompani private që janë goditur dhe mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes”, the Peleshi.

Të Fundit