“Proçes zgjedhor shembullor e me standarde”, Basha uron Kurtin e Osmanin: Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve në Kosovë.

Basha uron kreun e VV Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren e zgjedhjeve .

Ndërsa vlerëson procesin zgjedhor të zhvilluar në Kosovë, Basha shkruan se do të jetë I i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

 Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.” Shkruan Basha

 

Të Fundit