Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 37 vjeçe, në gjendje të dehur, thuhet se ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.
Policia e Vlorës ka dalë këtë të hënë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen ku thekson se ka nisur procedimi penal për nënën e foshnjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që ditën e ngjarjes forcat e policisë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna i kundërshtoi me forcë.
Foshnja u dërguar në spital për kontrolle mjekësore ndërkohë, nëna u shoqërua nga efektivët dhe nga burime thuhet se është e divorcuar.