Zgjidhni pishina që plotësojnë standardet, për të shmangur infeksionet e ndryshme. Thirrja vjen nga mjekët të cilët do sezon veror përballen me shqetësimet e pacientëve nga uji i ndotur apo nga sasia e madhe e klorit.
Fëmijët janë më të ndjeshmit, ndaj prindërit duhet të bëjnë kujdes për çdo shqetësimi që mund të shfaqin në lëkurë apo në organe të tjera, thonë mjekët.
Me fillimin e sezonit të plazhit, 120 pishina verore në qarkun e Tiranës po i nënshtrohen kontrolleve nga inspektoriati shëndetësor.
Cilësia e ujit dhe prania e punonjësi I ndihmës së shpëjtë janë kriteret kryesore që duhet të plotësojnë pishinat për të vijuar funksionimin.
Në rast shkeljesh do të ketë pezullime. Kreu i Inspektoriatit Shëndetësor ju bën thirrje subjekteve të zbatojnë kriteret dhe kushtet teknike të pishinave.
Ndërsa, qytetarëve ju kërkon të raportojnë për çdo problematikë që vënë re në këto ambiente pushimi.
Referuar kontrolleve të mëparshme, një nga problemet që konstatohet më shpesh në pishinat e kryeqytetit është mbidozimi i klorit dhe mosrespektimi i parametrave të ujit.