Prej disa javësh mësimi në të gjithë vendin po zhvillohet online. Por ekspertët e fushës ngrenë disa cështje, për të cilat duket, se nuk është menduar sa duhet, sic është aksesi në internet.Sipas Oriola Pampurit, janë rreth 30 mijë familje me ndihmë ekonomike, që i shtohet edhe shpenzimi i internetit.Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti kujton, se në janar 2018, Ministria e Arsimit, doli në konkluzionin, se 45 minuta për librat dhe kurikulën e re, nuk arrihej dhe e bëri 3 lëndë në 6 orë.Një gjë e tillë e komplikon sërish procesin e mësimit online.Një tjetër problem, sipas Mehmetit është edhe procedura e testimeve dhe vlerësimeve online.Vec kësaj nuk është mendua për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe nevoja ndryshe, që janë mbi 30 mijë nxënës.Një tjetër hallkë e dobët e zinxhirit është dhe në shkollat profesionale, që kanë teori dhe praktikë, por nuk mund ta realizojnë dot.
- +355 67 220 8888
- [email protected]