Probleme nga dëbora në Juglindje, fshatrat e izoular dhe pa energji elektrike

Reshjet e dendura të dëborës në juglindje të vendit kanë shkaktuar izolimin e disa fshatrave në Bashkinë Kolonjë dhe zona përreth. Në Njësinë Administrative Çlirim të Kolonjës, fshatrat Kurtës, Selenicë, Pishës, Qesarakë, Kaltanj, Blush, Psar i Zi dhe Orgockë mbeten të bllokuara për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.

Gjithashtu, probleme me furnizimin me energji elektrike raportohen në fshatrat Radanj, Gërmenj, Vrepskë, Sotirë dhe Podë në zonën e Leskovikut, si dhe në fshatin Mbreshtan pranë Ersekës.

Shërbimet e Bashkisë Kolonjë kanë qenë vazhdimisht në terren, duke punuar për hapjen e rrugëve dhe ndihmën ndaj banorëve të prekur, përfshirë edhe disa udhëtarë që u bllokuan nga dëbora.

Situata paraqitet e rënduar edhe në Bashkinë Pogradec, ku fshatrat e Njësive Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjë dhe Proptisht janë të izoluara. Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në 40 centimetra. Probleme me rrugët dhe energjinë elektrike raportohen edhe në fshatrat e Njësive Administrative Lekas dhe Vithkuq, si dhe në Devollin e Sipërm.

Autoritetet lokale dhe ekipet emergjente vijojnë punën për zgjidhjen e problemeve dhe rikthimin e normalitetit në këto zona të prekura nga moti i ftohtë.
Ndaj dhe per kete autoritetet ju bejne me dije se rruget drejt qendrave administrative jane te kalueshme me veshtiresi me zinxhire.

Të Fundit