Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar urimeve për Jeo Biden, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa theksoi se ishte privilegj bashkëpunimi me presidentin Trump dhe administratën e tij, kryeministri tha se fitorja e Biden ishte spektakolare.
“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.