Kryeministri, Edi Rama është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë e cila zgjati pak më shumë se një orë.
Pas mbledhjes u vendos një tjetër takim në datën 25 mars, për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit.
I pyetur për pritshmëritë që ka në këto zgjedhje, Rama u shpreh se me një kundërshtarë të tillë fitorja nuk është aspak e vështirë, por e rëndësishme është sipas tij të shkohet përtej kësaj.
“Mendoj që do të fitojmë shumë bindshëm. Dua të jem i drejtë, fitorja përballë një kundërshtari të tillë, është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej kësaj. Të hysh në fushë me kundërshtarë të tillë, të padenjë, nuk është e vështirë.
Ne duhet të shkojmë përtej kësaj, të jemi me njerëzit, pranë njerëzve. Politikën e “gërr gërr” t’ia lemë atyre,” tha Rama