Banorët e lagjes “5 Maji” në kryeqytet kanë protestuar këtë të hënë, pasi janë kundër vendimit për t’i prishur shtëpitë.
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i është bashkuar protestës së banorëve.
Në një prononcim për mediat, ata shprehen se nuk kanë ku të shkojnë, pasi janë të papunë dhe nuk përballojnë dot qiratë e larta në Tiranë.
“Edi Rama duhet të mendojë për popullin. Unë dua shtëpi, pse më nxjerrin. Ne presim vetëm të na futet Serbia të na futet në shtëpi.
Ky është skandal i madh. Ta marrë vesh e gjithë bota. Kanë për t’u prishur 1500 shtëpi. Si prishen këto? Sot e kam datën unë, s’dal nga dera, do të vdes aty brenda. Turku dhe Serbia bën kështu, asnjë tjetër”, u shpreh një banore.
“Bojkotoni foltoren e parlamentit dhe ne do të jemi të gjithë aty”, kjo ishte thirrja e një banori për deputetët demokratë.
“Ne kemi dalë për një qëllim kemi dalë. Deputetët demokratë ta bllokojnë foltoren dhe të gjithëve na kanë te parlamenti. Të gjithë do të jemi atje. Po s’u bllokua parlamenti, do të bëhet gjak, s’ka rrugë tjetër”, përfundoi banori.