Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në lagjen “Qytet Studenti”, në kryeqytet, ku një 29-vjeçar ka tentuar vetëvarjen me litar në ambientet e banesës.
I riu është pikasur nga familjarët të cilët e kanë shpëtuare nga kryerja e aktit të rëndë.
Por 29-vjeçari mund të largohej me vrap dhe të hidhej nga çatia e katit të dytë të banesës. Për pasojë ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia”, thuhet në njoftimin e policisë.