Një foshnjë 10-muajshe u shtrua në spitalin e Riminit pasi prindërit e tij u paraqitën në urgjencë të alarmuar.
Për habinë e mjekëve, pas ekzaminimeve, rezultoi se foshnja ishte helmuar me kanabis.
Gjithçka ndodhi natën mes të dielës 19 dhe të hënës 20 qershor.
Nëna, nga Rimini dhe babai me origjinë nga Evropa Lindore ishin paraqitur në urgjencën e kryeqytetit së bashku me fëmijën.
“Është i sëmurë, nuk e dimë pse”, u thanë mjekëve.
Foshnja fillimisht ishte e shtruar në terapi intensive në repartin e pediatrisë në gjendje të rëndë . Mëngjesin e së martës, 21 qershor, fëmija arriti ta kalonte rrezikun për jetën.
Por me sa duket telashet do të fillojnë për prindërit.
Hetimet për shkaqet
Për momentin po këqyret nga hetuesit pozita e nënës dhe babait të fëmijës. Agjentët e Policisë së Shtetit të koordinuar nga prokurorja Paola Bonetti e Prokurorisë Publike të Riminit po përpiqen të rindërtojnë se çfarë ka ndodhur dhe si i vogli “mori” kanabisin.
Prindërit nga ana e tyre thanë se e kaluan tërë pasditen në një park të qytetit, duke u relaksuar.