Princi Leka II i propozoi partneres me unazë rreth 140 mijë euro, mediat e huaja zbulojnë detajet

Fejesa e Princ Lekës me Blerta Celibashin në jug të Shqipërisë mori vëmendje edhe për shkak të bujës së la pas ndarja e tij. Por këtë herë, gjithë vëmendja nuk është te historia e dashurisë, por te unaza e partneres së tij të re.

Sipas Hello Magazine, unaza me diamant mund të ketë kushtuar rreth 140 mijë euro. Media ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive të çmuara për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj.

Eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se unaza është “e punuar bukur” dhe shumë e vlefshme, si nga aspekti financiar, ashtu edhe sentimental. Ai theksoi se për një diamant qendror me 2-3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, vlera mund të arrijë midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë).

Propozimi ndodhi më 11 tetor 2025, në Ksamil, një nga vendet më të dashura të rivierës shqiptare. Çifti ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, me një seri fotosh romantike nën diellin e vjeshtës, ku unaza shkëlqente në dorën e Blertës.

Burimi: Hello Magazine

Të Fundit