Princesha e Dubait, “hakmarrja e rradhës” për ish-bashkëshortin, krijon parfumin “Divorce”

Princesha e Dubait, Sheikha Mahra Al Maktoum ka ndezur polemika me lançimin e linjës së saj të re të parfumeve, “Divorce”. Aroma, e lëshuar nën markën e saj Mahra M1, është një referencë e drejtpërdrejtë për divorcin e saj të bujshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, princesha 30-vjeçare shpërndau një prezantim të parfumit, ku shfaqej një shishe e zezë e gdhendur me fjalën “Divorci”. Videoja shoqëruese, e mbushur me imazhe të xhamit të thyer dhe një pantere të zezë, theksoi më tej temën e ndarjes.

 

 

Lansimi vjen vetëm disa javë pasi Sheikha Mahra u divorcua publikisht nga burri i saj në Instagram. Vendimi i saj për të shpallur divorcin në rrjetet sociale, veçanërisht kaq shpejt pas lindjes së fëmijës së tyre, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në mbarë botën.

“I dashur bashkëshort”, filloi princesha e Dubait. “Meqë je i zënë me të tjerë, unë deklaroj divorcin tonë. Të divorcoj, të divorcoj dhe të divorcoj. Kujdesu. Ish-gruaja jote”, ishte ky lajmërimi i Princeshës së Dubait për divorc.

Të Fundit