Primaret PD, voton Alimehmeti: Për herë të parë sovraniteti i votës i kthehet qytetarëve

Demokratët votojnë sot në primare për të zgjedhur kandidatët që do t’i përfaqësojnë në zgjedhjet e 14 Majit.
Gara më e fortë është në Tiranë, ku kandidojnë 7 kandidatë. I pari që votoi ndër ta ishte Ilir Alimehmeti, i cili pati edhe një prononcim për mediat.

“Qytetarët e Tiranës vendosin për Tiranën. Për herë të parë i kthehet sovraniteti i votës qytetarëve. Largohet kjo nga forumet e partisë, largohet ky sovranitet nga kryetari i partisë dhe sot keni të drejtën ju të votoni për familjen tuaj, për komunitetin tuaj, për më të mirën që mendoni. Ju ftoj të vini masivisht për të votuar, të ushtroni të drejtën tuaj të votës e cila është e lirë dhe e fshehtë, në një garë që për herë të parë ndodh në Ballkan”, tha ai.

 

Sipas tij gjatë fushatës në Tiranë nuk ka pasur incidente.  

“Fushata ka qenë pozitive, nuk ka pasur incidente. Situatat të vogla, keqkuptimesh që zgjidhen në mënyrë shumë të thjeshtë. Të gjitha janë zgjedhur sipas modaliteteve dhe afateve në fuqi”, u shpreh Alimehmeti.

Të Fundit